Marc Anthony tradhëtoi Jennifer Lopez

22/07/2011 14:30

Sipas ‘US Weekly’, Marc Anthony ka pasur një lidhje të fshehtë me një
stjuardesë para 2 vitesh dhe divorci mes tij dhe Jennifer Lopez ka qenë
shumë pranë në 2009-n.

Ndarja e këngëtarëve mund të kishte ardhur shumë kohë më parë, por Lopez vendosi t’i japë edhe një shans tjetër tashmë ish-bashkëshortit të saj.

“Jennifer do ta linte, por Marc iu përgjërua dhe ata shkuan tek një psikolog për të zgjidhur këtë krizë”, shprehet një burim i ‘US Weekly’.

Marc Anthony dhe Jennifer Lopez njoftuan ndarjen e tyre më 15 korrik
dhe tashmë fillojnë të dalin “të palarat” e lidhjes mes këngëtarëve
portorikanë.

Gjithashtu ka pasur zëra për një lidhje të Jennifer Lopez me modelin kubanez William Levy.

Top Channel