Spielberg-Tintin, dashuri me shikim të parë

20/07/2011 21:15

Mes personazhit Tintin dhe Steven Spielberg ka qenë dashuri me shikim të parë.

Kështu thotë vetë regjisori, i cili ka mbërritur në Paris për të prezantuar pamjet e para të të filmit “Aventurat e Tintin”.

Bëhet fjalë për përshtatjen kinematografike të novelës vizatimore me të njëjtin titull të francezit Herge.

Kasti i aktorëve përbëhet nga Jamie Bell, në rolin e detektivit Tintin, Andy Seriks, kapiteni Hadok dhe Gad Elmaleh, trafikanti i opiumit Omar Ben Salaad.

Filmi është realizuar në versionin 3D dhe është i pari i trilogjisë që ka në plan të realizojë Steven Spielberg.

Top Channel