Frank Ribery, lojtari i Bayern Munchen dhe kombëtares franceze, ka premtuar se do të arrijë nivelin e lojës së yllit të Barcelonës Lionel Messi në këtë sezon nën drejtimin e trajnerit Jupp Heynckes.
“Nëse do të jem 100% fizikisht dhe psikologjikisht, atëherë do të arrij nivelin e Messit”, premtoi francezi në deklarata për ‘Sport Bild’.
Ribery, i cili është në prag të sezonit të tij të pestë me Bayern Munchen, pranoi se ka pasur një rendiment me ulje-ngritje për shkak të dëmtimeve dhe marrëdhënies jo të mirë me ish-trajnerin e bavarezëve, Louis Van Gaal.
“Shpresoj që me Heynckes të kthehen momentet e mia të mira”, shtoi Ribery.
Bayern Munchen do të marrë pjesë javën e ardhshme në turneun “Audi Cup” së bashku me ekipe si Milan, Barcelona dhe Internacional.
Top Channel