Redford-LaBeouf, bashkë në thrillerin politik

20/07/2011 21:05

Robert Redford në shtator do të nisë në Vankuver xhirimet, si regjisor dhe protagonist, të thrillerit politik “The Company You Keep”.

Në grupin e aktorëve që do të interpretojnë është edhe Shia LaBeouf, i mirënjohur për filmin “Transformers”.

Në këtë film, Redford do të interpretojë një ish-militant të organizatës Weather Underground, i kërkuar prej 30 vjetësh nga FBI.

Në gjurmët e tij do të vihet një gazetar i guximshëm, LaBeouf, që do të detyrojë ish-aktivistin që të dalë në skenë.

Top Channel