I nxehti pervelues qe ka perfshire rajonet qendrore te Shteteve te
Bashkuara ka marre 13 jete njerezish e ka detyruar autoritetet e 18
shteteve te leshojne paralajmerime per rrezikun e vapes mbytese.
Kete muaj sipas zyrtareve amerikane,me shume se 1.000 rekorde temperaturash jane thyer ne Shtetet e Bashkuara. Ndonese ne shume shtete termometri nuk i ka kaluar 33 gradet celsius, disa rajone kane pare tregues nxehtesie me nje kombinim te temperatures se ajrit dhe lageshtise relative, te mberrijne ne 45 grade, e diku edhe me shume se kaq. Pergjate diteve ne vazhdim, kushte te rrezikshme mund te krijohen ne zonat qendrore, paralajmeron Sherbimi Kombetar Meterologjik.
Sipas eksperteve, eshte nje mase e amullt ajri mbi rrafshinat qendrore eshte shkaktare e te nxehtit te zgjatur qe ka pllakosur prej gati nje jave kete pjese te Shteteve te Bashkuara. Pergjegjesit per patrullimin e kufirit i faturojne temperaturave te larta edhe rritjen numrit te vdekjeve mes emigranteve te paligjshem qe tentojne te kalojne ne Amerike nga Meksika. Rruget ne Oklahoma kane nisur te cahen vete per shkak te te nxehtit, ndersa dhjetera vete kane kerkuar ndihme mjekesore.
Oklahoma city ka patur deri edhe probleme te furnizimit me uje. Te marten, ne Ilinois termoteri iu afrua 43 gradeve Celsius, ndersa ne Iowa shkonte edhe me shume. Sipas te dhenave te sherbimit meterologjik, gjate qershorit ne mbare shtetet e bashkuara temperaturat shenuan nivelin me te larte te 30 viteve te fundit. Sipas parashikimeve, i nxehti i pazakonte do te vazhdoje deri ne fund te muajit.
Top Channel