Devoll, mbytet në rezervuar 13-vjecarja

20/07/2011 19:45

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Devoll, ku një vajzë 13-vjecare ka gjetur vdekjen pasi është mbytur në një rezervuar.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vidohovë. 13-vjecarja ishte duke luajtur buzë rezervuarit dhe ka rrëshqitur duke rënë në të.

Për fat të keq, vajza, me iniciale K.G, nuk ka arritur të shpëtojë pasi nuk dinte not.

Trupi i saj është gjetur nga disa banorë që jetojnë në afërsi të rezervuarit, të cilët e kanë njohur dhe kanë lajmëruar familjen e saj. Kjo e fundit ka mbetur e tronditur thellë nga ngjarja e rëndë.

Top Channel