Dërmenas, procedim penal për protestuesit

20/07/2011 11:15

Pas protestave të njëpasnjëshme të banorëve të fshatit Dërmenas për mungesën e energjisë, policia e Fierit njofton se ndaj 6 prej tyre ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.

Ata akuzohen se kanë bllokuar rrugën dhe kanë kryer veprën penale të pengimit të qarkullimit të mjeteve të transportit të kryer në bashkëpunim.

Banorët e Dërmenasit në datën 18 kanë bllokuar nga ora 15.50 deri në orën 18.00 rrugën Fier-Seman me pretendimin se CEZ ka ndërprerë energjinë elektrike.

Banorët në të njëjtën ditë bllokuan edhe zyrat e CEZ në Fier, ndërsa nga kompania thuhet se ndërprerja është bërë për shkak se 90 përqind e banorëve nuk e paguajnë energjinë.

Top Channel