Damon: Pitt dhe Jolie, robër të famës

20/07/2011 13:30

Matt Damon, protagonisti i sagës ‘Bourne’, deklaroi se çifti Jolie-Pitt janë “robër të famës” dhe se “nuk mund të shkojnë asgjëkundi si një çift normal”.

“Kam miq që janë njësoj si të burgosurit. Brad Pitt dhe Angelina Jolie për shembull. Ata nuk mund të dalin dot as për një xhiro. Nëse e bëjnë këtë, e merr vesh e gjithë bota”, deklaron Damon për revistën ‘People’.

Aktori 40-vjeçar, i martuar që nga viti 2003 dhe baba i katër vajzave, shprehet se ka një jetë të qetë pavarësisht se është një yll kinemaje.

“Jam shumë fatlum. Bëj një punë që më pëlqen, por nuk kam nevojë për një ushtri truprojash kur dal nga shtëpia”, shtoi Damon.

Top Channel