Shembja e Piramidës, arkitektë e publicistë në Presidencë

19/07/2011 13:00

Arkitektë, publicistë dhe intelektualë zhvilluan një takim me
presidentin Bamir Topi për çështjen e Piramidës, ku i kërkuan që
institucioni që ai drejton të bëjë c’është e mundur që kjo ndërtesë të
mos shembet.

Publicisti Ardian Klosi pas takimit u shpreh se është hartuar një memorandum ku shpjegohet se perse nuk duhet qe te shembet Piramida.

“Presidenti do të konsultohet me ekspertë për Ligjin e miratuar në kuvend”, tha Klosi, duke ftuar qytetarët e Tiranës që më datë 21 korrik të marrin pjesë në një mbrëmje të madhe pranë Piramidës, në shenjë sensibilizimi kundër vendimit për prishjen.

Top Channel