Charlie Sheen, ish-protagonisti i serialit ‘Two And a Half Man’, do të rikthehet në televizion me një tjetër serial.

“Sheen është aktori më i mirë i komedive në dekadën e fundit dhe ne jemi shumë të lumtur që do të punojmë me të”, është shprehur Joe Roth, producenti ekzekutiv i serialit.

Seriali i ri me titull ‘Anger Management’ ka të bëjë me një biznesmen i cili duhet të fillojë terapinë për të kontrolluar zemërimin e tij.

Seriali është i frymëzuar nga filmi me të njëjtin titull i vitit 2003, ku janë protagonistë Adam Sandler dhe Jack Nicholson. Ende nuk ka një datë për shfaqjen e tij.

Top Channel