Në tetor albumi i ri i Evanescence

19/07/2011 20:35

Do të dalë në dyqane më 11 tetor albumi i ri i grupit Evanescence, që shënon kthimin e kitaristit Troy Mclawhorn.

Lajmin e bën të ditur Emi Music, që njofton se albumi i ri titullohet thjesht “Evanescence”.

Ndërkohë, shton burimi, do të dalë para kohe, në muajin gusht, kënga “What You Want”.

Top Channel