Gjinushi:Dorëheqje e Kolegjit

19/07/2011 16:05

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skender Gjinushi i ka mbetur besnik
qendrimeve te forta, duke kërkuar këtë herë dorëheqjen e Kolegjit
Zgjedhor si e vetmja rrugë, sic tha ai, për të cliruar më pas Shqipërinë
nga hajdutët e votës.

“Kolegji Zgjedhor me këtë akt, do t’i hapë rrugën pastrimit të politikës dhe shoqërisë prej manipulatorëve të votës, që janë qeveria, KQZ-ja dhe vetë Kolegji që i vuri vulën”, tha Gjinushi.

Sipas zotit Gjinushi ne kete situate nuk mund te flitet per reforme zgjedhore.

“Partia Socialdemokrate vlerëson se reformë zgjedhore vetëm për të ndryshuar Kodin, meqënëse vjedh qeveria,KQZ-ja dhe legjitimon Kolegji është vetëm mashtrim radhe dhe nuk ka asnjë efekt”, tha Gjinushi.

Jo vetem reforma zgjedhore por cdo ndryshim tjeter me kete qeveri sipas Skender Gjinushit eshte i kote dhe i pavlefshem.

“Pra Partia Socialdemokrate e gjen gjithnjë më pro reformave. Por ne themi një të vërtetë të madhe që në një vend ku vjedhësit e votës shkojnë në krye të qeverisë në 2009 apo në krye të bashkisë në 2011 dhe vjedhësit e xhepave shkojnë në burg, nuk ka efekt asnjë reformë formale, ky është qëndrimi ynë”, tha Gjinushi.

Top Channel