ACR: Gati për bisedime

19/07/2011 16:50

Për pak, ka precipituar në incident të rëndë protesta e minatorëve të
Bulqizës, kur menjëhere pasi po largohej nga salla ku dha një konferencë
për shtyp përfaqësuesi i kompanise koncesionare të ACR-së është gjendur
në mes të turmës së minatorëve të revoltuar,duke e detyruar
përfaqesuesin e ACR-së, të zmbrapsej sërish.

Pak para ketij incidenti shefi i ACR-së në Tiranë u shpreh se jane gati per t’u ulur me minatoret, te cilet sipas tij po pengohen nga sindikatat. Xhorxh Bedineishvili tha se paga e minatoreve eshte e percaktuar ne kontraten kolektive, nderkohe qe ne momentin që nderpritet greva ka vend per kompromis.

“Ne do të tregohemi bujarë për përmirësimin e kompensimit të punëtorëve, por këto demonstrata, kërcënime, ultimatume të shprehura me anë të grevës duhet të ndalojnë përpara se kjo të ndodhë”, tha Bedineishvili.

Minatoret, te cilet kane pritur para kryeministrise me pas para hotelit ku eshte zhvilluar konferenca per shtyp u shprehen se nuk jane pritur nga ACR dhe ne cdo moment jane te gatshem për bisedime.

“Kërkesat janë të plota dhe themelore dhe i janë bërë të ditura administratorëve që më 17 janar dhe që prej asaj date asgjë nuk ka ndryshuar. Ne jemi të gatshëm për dialog dhe të nënshkruajmë një marrëveshje. Ne presim edhe nga kryeministri një takim dhe nëse nuk marrim një përgjigje atëherë shumë shpejt do të kalojmë në grevë urie”, tha Kol Nikolla, kryetar i Konfederatës së Sindikatave.

Minatoret kerkojne rritjen e pages ne masen 20 përqind, si dhe permiresimin e kushteve te punes .

Top Channel