Vrasja e Koliqit, 40 ditë arrest me burg për Balliun

18/07/2011 13:30

Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë 40 ditë arrest me burg për
34-vjecarin Bledar Balliu që akuzohet nga prokuroria për vrasje me
paramendim të Aleksandër Koliqit.

Kjo mase u dha ne pritje te provave te reja per te cilat avokati dhe vete i pandehuri pretenduan para gjykates se i dispononin per mbremjen kur ekzekutimi i Koliqit u krye ne Tirane. Konkretisht Bledar Balliu i tha gjykates se lokali ku ai ishte ulur per te pire kafe te premten ne mbremje rreth ores 20.30 ka kamera dhe ai eshte filmuar qe ka qendruar ne keto ambiente deri ne oren 23.00, nderkohe qe vrasja e Aleksander Koliqit ndodhi disa metra me tej lokalit , pikerisht poshte baneses se viktimes.

“Une u cova nga lokali – i tha Balliu gjykateses- vetem per pak caste, sa te per te blere nje karte telefoni dhe mandej u ula serisht ne lokal per te mbaruar kafen”.

Nderkohe prokurori i kerkoi gjykates masen e arrestit me burg sepse sipas provave te policise, famijaret e viktimes kane deklaruar se mes tij dhe te dyshuarit ka patur konflikte te herepashershme. Por Balliu i kundershtoi keto deshmi duke thene se ai nuk kishte asnje arsye per te vrare Aleksander Koliqin, sepse sipas tij, qe te dy ata ishin gjykuar me gjykim te shkurtuar per nje ceshtje tjeter dhe ishin shoke burgu.

Prokurori shtoi edhe nje prove tjeter, ate te gjetjes se gjurmeve kimike te ardhura nga qitja me arme ne nje xhakovento te Bledar Balliu. I pandehuri kembenguli se kjo bluze e sekuestruar perdorej prej tij ne dimer per atletike dhe ai kishte kohe pa e veshur. “Une, – tha Balliu, – naten per te cilen u arrestova nuk kisha nje xhakavendo por nje bluze lejla me pantallona te shkurtra dhe kete do ta tregoje shume qarte filmimi ne lokalin ku piva kafe”.

Top Channel