Rio, banda e armatosur bastis hotelin luksoz

18/07/2011 22:35

Grabitës të armatosur kanë sulmuar një hotel luksoz në Rio de Zhaneiro, duke u marrë paratë dhe telefonat celularë mysafirëve.

Katër persona kapërcyen murin rrethues të hotelit “Santa Teresa”, në qendër të Rios, dhe më pas përhapën terror në brendësi të tij.

Autoritetet braziliane kanë marrë nën kontroll lagje të shumta të varfëra për të crrënjosur bandat e drogës dhe për të frenuar krimin e dhunshëm.

Por siguria vazhdon të mbetet një cështje e kyce për Rion, që po bëhet gati për të mbajtur kampionatin botëror të futbollit në vitin 2014 dhe lojrat olimpike dy vjet më pas.

Hoteli “Santa Teresa”, i vendosur në lagjen me të njëjtin emër, ofron “qetësi për mendjen dhe siguri fizike” për mysafirët, sipas ueb sajtit të tij.

Por grabitësit vodhën të paktën 10 persona, mes të cilëve turistë të huaj, dhe më pas u arratisën, për fat të mirë pa lënduar njeri.

Top Channel