Minatorët, protestë në Tiranë

18/07/2011 15:50

Minatoret e Bulqizes pas 2 jave ndeprerje te punes ne minierat e kromit
dhene me koncesion kompanise ACR kane protestuar para selise se
ministries se ekonomise ne tirane. (UPDATE)

Ata kerkojne nderhyrjen e shtetit ne zgjidhjen e problemeve qe kane me kompanine koncesionare te ciles i kane paraqitur nje seri kerkesash per zgjidhje, kerkesa qe kane te bejne me ceshtje ekonomike, sigurise ne pune dhe per te ardhmen e vete minieres, burimi kryesor i punes ne kete zone te varfer.

Kërkesat e minatorëve janë thelbësore, por ende nuk kanë marrë një përgjigje nga ministri.

Minatoret kerkuan takim me ministrin per kete ceshje nderkohe qe kane paralajmeruar edhe rikthimin e tyre serish ne proteste.

Drejtuesit e kompanise koncesionare ACR i kane kthyer pergjigje te dielen listes se kerkesave te paraqitura nga ana e sindikatave te minatoreve te Bulqizes. Pasi sindikalistet i kane derguar kompanise ACR nje draft marreveshje per nisjen e negociatave, Rudolf Skatsche, nje nga bashkepronaret e kompanise koncesionare ka kthyer pergjigjur duke kerkuar nderprerjen sot te greves, nderkohe qe propozon rritje page 10 perqind, ndersa minatoret kerkuan 20 perqind.

Pagesen e 10 diteve te greves si dite pushimi, nderkohe minatoret kane mbi dy jave qe kane nderprere punen. Per ceshtjen e pensionit thuhet se duhen pare kontratat nderkohe qe pika e propozuar nga minatoret per kompanite e transportit thuhet se nuk mund te jete pjese e marreveshjes.  

Top Channel