Jennifer Lopez, dashuri telenovele?

18/07/2011 10:50

Një kamarier kubanez (Ojani Noa), një manjat hip-hopi (Sean “Diddy” Combs), një aktor i famshëm (Ben Affleck) dhe një këngëtar i famshëm (Marc Anthony). Jennifer Lopez-it i mungonte vetëm një hero telenovelash i tipit William Levy për të plotësuar “mozaikun” e saj në moshën 41-vjeçare.

Me aktorin e telenovelave William Levy, këngëtarja portorikane ka realizuar videoklipin e këngës “I’m Into You”, imazhet e të cilit vijnë në mendje tashmë që Lopez është ndarë nga Marc Anthony. Nga ana e tij, Levy është ndarë nga gruaja e tij Elizabeth Gutierrez (me të cilën kishte tetë vite i martuar dhe 2 fëmijë) para dy muajsh.

Pyetja është: Cfarë e shkaktoi këtë ndarje të papritur mes Jennifer Lopez dhe Marc Anthony? Në mungesë të një përgjigjeje (zyrtare), mund të rifreskojmë kujtesën me imazhet e videoklipit “I’m Into You”.

Top Channel