Enrique Iglesias: Nuk kam pasur sukses me femrat

18/07/2011 12:45

Askush nuk e beson sot, por Enrique Iglesias ka rrëfyer se gjatë adoleshencës nuk ka pasur sukses me femrat.

“Gjithmonë më thyenin zemrën vajzat. Shumë nga vajzat që më kanë refuzuar u rikthyen pasi u bëra i famshëm”, thotë këngëtari.

Enrique thekson se është shumë më e lehtë të lidhesh me vajza kur je i famshëm.

“Nuk është se duan të martohen, vetëm se i pëlqen kur kanë marrëdhënie me dikë të njohur”, shton spanjolli, i cili ka 10 vjet i fejuar me ish-tenisten Anna Kurnikova.

Top Channel