Beyonce, mesazh ekuipazhit të Atlantis

18/07/2011 20:45

Këngëtarja Beyonce ka regjistruar një mesazh për katër astronautët në anijen hapësinore Atlantis.

Artistja 29-vjecare i dërgoi ekuipazhit të anijes një mesazh të shoqëruar nga tingujt e këngës së saj, “Run The World Girls”.

“Mirëmëngjes Atlantis, unë jam Beyonce. Ju na frymëzoni të gjithëve ne për të guxuar për të jetuar ëndrrat tona, për të ditur se jemi të fortë dhe të zgjuar sa duhet që t’i arrijmë ato”, shprehej këngëtarja në mesazhin e saj.

Ajo i ka kushtuar një vëmendje të vecantë anëtares femër të ekuipazhit të anijes së NASA-s.

“Kjo këngë i kushtohet në vecanti Sandy-t, të gjitha grave që na kanë cuar në hapësirë dhe atyre vajzave që janë eksploratoret e së ardhmes”, është shprehur Beyonce.

Top Channel