Tatuazh neonazist, Hunziker pushon nga puna truprojen

15/07/2011 17:45

Mund të ishin çifti i verës, por nuk është kështu: fotot e Michelle
Hunziker me pushime në det me truprojen e saj Federico mbushën faqet
rozë të kësaj verë të nxehtë.

Por duke parë imazhet, një lexues i gjermanës “Bild” ka bërë një zbulim të papritur: një tatuazh neonazist në krahun e 26 vjeçarit.

Dhe Michelle Hunziker menjëherë ka marrë vendimin për të përjashtuar truprojen e saj i cili kishte në pjesën e sipërme të krahut të djathtë “White Power”, një shenjë e qartë e njohjes së të djathtës ekstreme raciste.

Nën tatuazh duket shkrimi “Intoleranca”, emri i një bande neonaziste italiane.

Top Channel