Shkatërrohet lumi Erzen

15/07/2011 15:55

Shtrati i lumit Erzen në periferi të Tiranës po shkatërrohet cdo ditë
nga kompanitë e ndërtimit që marrin prej tij materialet inerte.

Dhjetëra kamione transportojne pa nderprerje gjate gjithe dites zhavorr per llogari te nje kompanie ndertimi qe po punon per projektin e Unazes se Re te kryeqytetit dhe autostraden Tirane-Elbasan. Zona e lumit prane Ures se Peshkatarit eshte shfrytezuar e vazhdon te shfrytezohet deri ne shkaterrim total.

Kamionet ngarkohen ne kete pike per te udhetuar me pas vetem pak kilometra me tej duke shkarkuar zhavorrin ne ate qe do te jete kryqezimi i unazes se re te kryeqytetit me autostraden Tirane-Elbasan.

Lumenjte administrohen nga keshillat e baseneve, nen drejtimin e prefektit te qarkut me te madh ku kalon lumi. Jane pikerisht keto keshilla qe japin edhe lejet per shfrytezimin e tyre per materiale ndertimit. Shfrytezimi i lumenjve behet vetem me sezone, dhe vera eshte pikerisht sezoni kur shfrytezimi eshte i ndaluar. Por per Erzenin, i cili vazhdon te shkaterrohet, nuk ka nevoje per leje shfrytezimi. Pas shkaterrimit te Ures se Peshkatarit, ne rrugen Tirane-Elbasan, si pasoje e shfrytezimit deri ne shkaterrim te shtratit, ky lume u perjashtua nga lista e lumenjve te shfrytezueshem.

Megjithekete duket se askush nuk i pengon keta kamione gjigande te ngarkohen cdo dite te javes per llogari te ndertimit te kesaj rruge edhe pse teknologjia e ndertimit te rrugeve nuk e lejon perdorimin e zhavorrit te lumit per mbushjen e bazamentit te autostradave.

Top Channel