Rama: Gabim me ndryshimet kushtetuese

15/07/2011 12:00

Kryetari socialist Edi Rama, dy muaj pas zgjedhjeve vendore dhe pak ditë
pasi Kolegji Zgjedhor legjitimoi Lulzim Bashën, si kryebashkiakun e ri
të Tiranës tregon se si e ka pritur këtë ndryshim. (UPDATE)

Rama thote se rezultati i Tiranës ishte një grabitje e votave në baze të një operacioni të organizuar edhe me kosto te medha financiare.

“Operacioni, manipulimi industrial me mijëra e mijëra dublime, të cilat duhen t’i marrë seriozisht dhe t’i hetojë prokuroria; me karta të vëna në qarkullim për të materializuar votimin përmes dublimeve dhe sigurisht me një lumë parash të pista”, tha Rama.

Rama deklaroi se vendi po perjeton nje fashizem oriental ndersa strategjia e protestave qe zgjodhi opozita solli rezultat fitues ne 8 maj. Nderkohe qe opozita po pergatit nje strategji dhe politike te re qe synon pervec fitores ne zgjedhjet e ardhshme edhe mbeshtetjen e vendit ne proceset e integrimit.

“Patjetër që në shtator do të hyjmë në parlament dhe me protestat do të vazhdojmë. Ajo që është më e rëndësishmja është ndërtimi dhe komunikimi i një kursi të ri politik. Ne do t’i fitojmë zgjedhjet e ardhshme si alternative qeverisëse”, tha Rama.

Per zgjedhjet e ardhshme Rama foli per garanci kushtetuese qe mos perseriten me manipulimet dhe problemet qe e penalizuan Shqiperine dhe tensionuan situaten. Per here te pare Rama pranon se ndryshimet kushtetuese qe realizoi ne bashkepunim me mazhorancen ishin te gabuara.

“Nuk është përgjigje e lehtë dhe nuk është e thjeshtë, por unë mendoj se sa më shumë reflektojmë pasojat që ka sjellë gjithë procesi i pasvjedhjes se zgjedhjeve të 2009, aq më shumë mund të pranojmë përfundimin se me ndryshimet kushtetuese, jo gjithcka është bërë sic do të duhet të bëhej”, tha Rama.

Top Channel