Bien dërgesat e emigrantëve

15/07/2011 20:25

Një vrojtim i Institutit “Axhenda” tregon se rënia e dërgesave nga jashtë ka prekur pjesën dërrmuese të familjeve shqiptare dhe efektet janë përshpejtuar vitin e fundit.

“55 përqind përfitojnë më pak se 5 vjet më parë, ndërsa 57 përqind përfitojnë më pak se vjet”, ka bërë të ditur Milva Ikonomi, Instituti “Agenda”.

Një emigrant shqiptar dërgon mesatarisht 1400 euro në vit, çka i bën dërgesat një nga burimet më të rëndësishme të jetesës për familjet shqiptare

“18 përqind e kanë burim jetik, ndërsa 63 përqind e kanë mjaft të rëndësishëm”, është shprehur Ikonomi.

Për shkak se për shumë familje dërgesat nga të afërmit janë burim primar të ardhurash, rënia e tyre i ka detyruar familjarët të ndryshojnë sjellje.

Dërgesat financojnë nevojat më jetike të familjeve, pasi mbi 70 përqind shkojnë pë ushqim. Në këto kushte rënia e tyre krijon probleme sociale, të cilat kërkojnë ndërhyrje urgjente.

Të dhënat zyrtare tregojnë se dërgesat nga jashtë ranë në vitin 2010 në pikën më të ulët të 7 viteve të fundit me vetëm 696 milionë euro.

Top Channel