Shkodër, Dom Simon Jubani percillet ne banesen e fundit

14/07/2011 14:30

Eshte percjellë me nderim dhe respekt trupi klerikut Dom Simon Jubani,
meshtari i Kishës Katolike që ndërroi jetë mesnatën e 12 korrikut.

Dom Simon Jubani pervec nje figure patriotike fetare dhe atdhetare do mbahet mend gjate ne histori si kleriku qe mbajti meshen e pare ne Shqiperi ne Shkoder ne varrezat e Rrmajit me 4 nentor te vitit 1990 pas shembjes se sistemit komunist.

Trupi i Dom Simon Jubanit eshte vendosur ne katedralen e shkodres ku ai sherbente si meshtar. Mesha e ceremonis mortore eshte mbajtur nga arqipeshkvi metropolotian i Shkoders e Pultit Angjelo Masfra. Pervec qindra qytetareve te pranishem per t’i dhene lamtumiren e fundit ishte ne Shkoder dhe kreu i Partis Socialiste Edi Rama dhe kryetari i Partise Demokristiane Nard Ndoka. Pas meshes se mbajtur Dom Simon Jubani eshte percjell per ne varrezat e Rrmajit ne periferi te qytetit te Shkodres vend, ku 21 vite me pare mbajti meshen e pare ne Shqiperi.

Dom Simon Jubani se bashku me te ndjerin Hafiz Sabri Koci ishin kleriket e pare qe mbajten ne Shqiperi ne Shkoder ne vitin 1990 ceremonite fetare dhe simbolikisht mbahen mend si njerzit qe legalizuan rinisjen e rriteve fetare pas rrezimit te diktatures komuniste.

Top Channel