Kuvendi i Kosovës ka rrëzuar mocionin e tri partive opozitare për pezullimin e dialogut të nisur mes Kosovës dhe Serbisë. LDK, Vetevedosje dhe AAK janë shprehur se në këtë mënyrë po dëmtohet sovraniteti i Kosovës.

“Nëse qeveria insiston se ato janë konkluzione, ajo po hap rrugën për gjëra më të rënda, madje edhe për një status të padëshiruar”, ka deklaruar deputeti i LDK, Ismet Beqiri.

“Këto janë tre marrëveshjet më të lehta, prandaj janë lënë në fillim, të vështirat do të vijnë më vonë dhe do të jenë të dëmshme”, ka thënë pas tij deputeti i Vetëvendosjes, Visar Ymeri.

Ndërsa kryeministri Hashim Thaci është shprehur se nga marrëveshjet e arritura deri tani me Beogradin nuk krijohet asnjë dilemë për Kosovën.

“Konkluzionet nuk e vënë asnjëherë në pikëpyetje statusin, integritetin dhe sovranitetin e këtij vendi. Qëndrimet e kundërta janë amatoreske”, ka pohuar Thaci.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA