Kompleksi parlamentar, diskutime të maxhorancës

14/07/2011 12:00

Kuvendi vijon diskutimin paraprak para votimit përfundimtar për ligjin që parashikon ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar.

Deputetët e mazhorances, të vetmit te pranishem ne salle jane duke diskutuar ne mbrojtje te ligjit për ndërtimin e selisë së re të kuvendit në vendin ku aktualisht ndodhet Piramida.

Opozita nuk eshte ne sallen, ku mazhoranca, pervec diskutimeve per kete ligj eshte duke sulmuar edhe kreun e opozites.

Ka qene vetë kryetarja Jozefina Topalli, e cila akuzoi Ramën se ka sulmuar anëtarët e Kolegjit Zgjedhor. Topalli ndër të tjera ftoi opozitën të kthehet në kuvend për të votuar ligjet e rëndësishme dhe të bashkohet me maxhorancën për realizimin e reformave.

Top Channel