“Prokuroria sulmohet politikisht”

13/07/2011 15:55

Kreu i Shoqates së Prokurorëve Pelivan Malaj deklaroi ne nje interviste
dhene per Top Channel, se akuzat e zotit Meta një ditë më parë kundrejt
prokurorise jo vetëm që janë të pabaza, por kryhen për të influencuar
mbi organet e drejtësisë gjatë procesit. Ai e konsideron ate si nje
presion te hapur politik.

“Organi i akuzës me dërgimin e cështjes në Gjykatës të Lartë, me përfaqësimin e akuzës në gjyq e ka precizuar qëndrimin e vet. Qëllimi është që ky presion të ketë efekte gjatë gjykimit”, tha Malaj.

Per Malajn, zotit Meta nuk eshte i qete dhe eshte i pakuptimte ne akuzat e tij, ndersa e keshillon te ndjeke i qete procesin ne rolin e te pandehurit. “Ky i pandehur të rrinte i qetë, të realizonte mbrojtjen ligjore gjatë kohës së procesit dhe të priste rezultatet e gjykimit”, tha Malaj.

Per Malajn, lufta ndaj prokurorise eshte teresisht politike. Akuzat per celule politike jane tejet te renda, u shpreh ai, dhe jane ne vazhden e nje teresie te luftes qe politikanet i bejne organit te akuzes sa here qe ata gjykohen.

“Përmenden terma shumë të fortë, terma të pastër politikë, që duan të përfshijnë në qëndrimet politike edhe organin e akuzës”, tha Malaj.

Kreu i Shoqates se Prokuroreve deklaroi se, politika i pret vazhdimisht fondet Prokurorisë së Përgjithshme se organi i akuzes shpesh here eshte vene edhe ne veshtiresi ekonomike prej buxhetit qe vjen duke u pakesuar nga viti ne vit.

Top Channel