Alberto dhe Sharlene, muaj mjalti të ndarë

13/07/2011 08:55

Një hotel i mrekullueshëm me pamje fantastike nga Oqeani Indian duket si vendi i përsosur për të kaluar një muaj mjalti, por nusja e ka shijuar e vetme këtë vend romantik.

Sipas mediave afrikane dhe franceze, Sharlena e Monakos po qëndron vetëm në një hotel në periferi të Durbanit (Afrika e Jugut) ku ishte prenotuar suita presidenciale prej 2 600 eurosh për natë, ndërsa bashkëshorti i saj, princi Alberto, është akomoduar në një hotel në qendër të qytetit.

Zërat për një krizë vazhdojnë të ndjekin çiftin. Martesa përrallore në Monako nuk i ka shuar zhurmat se mes çiftit gjërat nuk shkojnë mirë. Mendohet se Sharlene donte të kthehej në vendlindje disa ditë para martesës kur mori vesh se Alberto ishte bërë baba.

Top Channel