Domatja e “falsifikuar”

12/07/2011 16:10

Zëvendësministri i Bujqësisë Ndoc Faslia pranon se në Shqiperi përdoren
stimulues për pjekjen para kohe të perimeve, por thekson se duhen
përdorur sipas dozave të rekomanduara.

“Stimulantët janë përdorur dhe përdoren në Shqipëri, por përdoren në prodhimin e serave, pra përdoren në periudhën e dimrit. Problemi është që ato të përdoren gjithnjë brenda standardeve dhe brenda normativave të përcaktuara për përdorim. Nëse kalohen limitet e përdorimit, atëherë ka edhe efekte të padëshirueshme”, tha Faslia.

Sipas zëvendësministrit hormonet dhe stimuluesit e tjere perdoren vetem ne periudhen e ftohte ne vendin tone. Sipas tij ka ligje qe kontrollojne perdorimin e ketyre stimuluesve, por ne treg vete prodhuesit thone perdorimi i dozave nuk eshte i kontrolluar.

“Nuk jam dakord që është një fushë jashtë kontrollit. Ne përpiqemi t’i kontrollojmë, por përfundimtari bëhet në treg. Pra malli në treg shihet nga vjen, nga eshte marre, cfare problemesh ka dhe më pas mbahet qëndrimi”, tha Faslia.

Fenomeni qe ndeshim ne kete sezon me domaten dhe te tjera si pjepri, bostani dhe trangulli, qe jo vetem nuk kane shije por shpesh mbajne dhe ere medikamentesh, lidhet sipas zevendesministrit me lloje te ndryshme farerash qe kane hyre ne vendin tone  dhe nuk pershtaten me kushtet klimatike,me teknologjine qe perdor fermeri si dhe me stresin fiziologjik te bimes per shkak te ndryshimit te temepraturave.

Ne pozicionin e zëvendësministrit shprehet se tregu dhe farerat qe futen ne vend jane nen kontroll nga strukturat e Ministrise se Bujqesise, kur ne fakt edhe feremeret dhe zyrtare te bujqesise ne Lushnje deshmuan se tregu eshte i teri jashte kontrollit.

Top Channel