Gjinushi: Kolegji, e prisnim

Një nga aleatët e Partisë Socialiste, kreu i social-demokratëve Skënder Gjinushi akuzoi Kolegjin Zgjedhor si pjesë e klaneve politike që kanë pushtuar qeverisjen e vendit.

“Na u tha që kryqin duhet ta vësh tek vendi dhe fletën duhet ta vendosësh tek kutia përkatëse. Këtë e di çdo shqiptar. Kur mbarojnë votimet, numërohet gjithë Shqipëria kështu dhe fletët gabim quhen të pavlefshme, pyesin Tomën pastaj dhe Ristanin: A mund të quhen disa nga këto të vlefshme? Dhe ky quhet proçes gjyqësor. Kjo është tallje. Është sikur të pyesësh në futboll a quhet goli ‘outside’ gol. Dhe lojtarët nuk e dinë, e di FIFA vetëm”, deklaroi Gjinushi.

“Në jemi katandisur në një vend ku një klan mafioz i qeverisë, ka kapur gjykatat, të cilat nuk kanë kurajo të ndëshkojnë asgjë të politikës. Nuk kanë kurajo as të të njohin formalisht të drejtën e ankimimit. Sot thuhet me plotë të drejtë se e drejta ka vdekur në Shqipëri.”, theksoi Gjinushi.

Top Channel