Arvizu në Top Channel

08/07/2011 20:25

Ambasadori i SHBA-ve, Aleksandër Arvizu i shoqëruar nga zyrtarë të tjerë të ambasadës vizitoi për të dytën herë brenda pak muajsh, zyrat qendrore të Top Channel në Tiranë tek Piramida.

Ambasadori Arvizu është takuar me drejtues të televizionit dhe drejtues të emisioneve të njohura kryesore të tij.

Ambasadori Arvizu ka kërkuar të njihet më shumë me detaje, me problematikën dhe çështje aktuale për të cilat ka marrë përgjigje dhe është informuar nga drejtues të televizionit.

Gjatë takimit, zoti Arvizu dhe zyrtarët e tjerë të ambasadës, kanë ndarë së bashku problematikën dhe shqetësimet me të cilat përballet media dhe më konkretisht Top Channel.

Gjatë bisedës diplomati i lartë amerikan ka nënvizuar nevojën dhe demosdoshmërinë e lirisë së shtypit dhe medias së lirë në çdo shoqëri demokratike.

Për ambasadorin Arvizu liria e medias është një çështje shumë e rëndësishme në vizionin e SHBA-ve.

Zoti Arvizu përsëriti vlerësimet për Top Channel për punën e bërë nga stafi i tij gjatë gjithë këtyre viteve që e kanë shdërruar atë në televizionin më të ndjekur në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA