Durrës, gjoba pushtuesve të plazheve

07/07/2011 14:45

40 përqind e personave qe zene hapesirën e plazhit në Durrës për të
vendosur shezlongje me pagesë janë të paligjshëm. Kjo ka dale nga një
kontroll i drejtorise rajonale të tatimeve në Durres, policisë dhe
pushtetit lokal.

Nderkohe 80 perqind e atyre qe kane kontrata kane tejkaluar hapesiren prej 200 metrash.

Shezlongjet e vendosura ne menyre te paligjshme jane konfiskuar ndersa jane gjobitur edhe shume subjekte qe kane shkelur kontratat. Aksioni ka perfshire edhe shkaterrimin tubave qe derdhin ujerat e zeza ne det. Ne menyre demonstrative eshte germuar ne rere dhe jane nxjerre tubat edhe ne prani te pushuesve qe ndodhet ne hotelet shkaterrojne bregdetin me derdhjet ne det.

Aksionet do te shtrihen edhe ne plazhet e tjera te rajonit te Durresit e Kavajes duke synuar disiplinimin e fenomenit abuziv dhe goditjen e informalitetit.

Top Channel