Obama: Borxhi, marrëveshje ose recesion

06/07/2011 21:55

Një marrëveshje e munguar mbi rritjen e kufirit të borxhit mund të kthehet në një recesion edhe më të rëndë.

Kështu ka deklaruar presidenti amerikan Barack Obama, duke ndërhyrë për herë të parë në “Twitter Town Hall”.

Në këtë mesazh, presidenti amerikan ka vlerësuar ndër të tjera industrinë e automobilizmit në Shtetet e Bashkuara.

“Bëmë mirë që e shpëtuam industrinë automobilistike, që tani është më fitimprurëse se më parë”, ka deklaruar Obama.

Por nga ana tjetër shefi i shtëpisë së Bardhë ka shtuar se tregu imobiliar vazhdon të peshojë mbi ekonominë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA