BE dorëzon prioritetet polake

04/07/2011 16:00

Që prej 1 Korrikut Polonia ka marre presidencen e Bashkimit Evropian.
Ambasadorja e Polonise ne Tirane Irena Tatarzynska dhe ai BE-së, Etore
Sequi takuan ministrin e Jashtem Edmond Haxhinasto, te cilit i dorezuan
prioritetet e presidences polake nder te cilat me te rendesishmet jane
thellimi i integrimit evropian, si burim zhvillimi dhe rritje ekonomike
për mbarë Bashkimin Evropian si dhe një Evropë gjithnjë e më të sigurt
dhe e hapur, përfshi këtu edhe promovimin e mëtejshëm të zgjerimit.

“Eshte kenaqesi dhe privilegj per mua per mua qe ne emer te presidences polake te BE-se te rikonfirmoj mbeshtetjen per zgjerimin e BE-se me vendet e Ballkanit Perendimor, duke perfshire edhe Shqiperine, nje mbeshtetje kjo e konfirmuar edhe me pare.Presidenca polake e BE-së do te synojen zbatimin e strategjise se BE-s per zgjerimin.Vendet kandidate duhet te tregojne vendosmeri ne plotesimin e kritereve”, tha Tatarzynska.

Ndërsa ambasadori Sequi tha se me ministrin Haxhinasto pati nje takim te frytshem. “Ne mbeshtesim prioritetin e presidences polake per zgjerim ku perfshihet edhe Shqiperia. Ne deshirojme qe ky proces te jete i shpejte dhe te konsiderohet si nje prioritet kombetar”, tha Sequi.

I pyetur nga Top Channel nese gjate presidences polake Shqiperia do te mund te realizoje 12 prioritetet e BE-së, ministri Haxhinasto dha nje pergjigje te mbushur me optimizem.

“Unë besoj që Shqipëria i ka të gjitha mundësisë, që nëse do të angazhohet në një proces institicional e politik, janë të gjitha mundësitë për realizimin e prioriteteve”, tha Haxhinasto.

Pak me heret ambasadorja polake dhe ai i BE-se jane takuar edhe me Presidentin e Republikes zotin Bamir Topi, i cili gjate takimit deklaroi se ”objektivi Shqiperise është përshpejtimi i procesit të integrimit të plotë, në gjirin e familjes së madhe evropiane dhe ne kemi shpresë në marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian”.

Mbetet per t’u pare nese gjate presidences polake, Shqiperi do te mund te realizoje detyrat e shtepise te vena nga BE, qe ne tetor mos te deshtoje per te dyten here ne marrjen e statusit te vendim kandidat.

Top Channel