Stina e fotove “të nxehta”

01/07/2011 19:15

Stina e verës dhe ditët e bukura me diell është periudha kur VIP-at tanë mbushin faqet e gazetave me lajme nga më të ndryshmet. Por cilat janë të rejat më të fundit që vijnë nga bota e Gossip.

Një nga lajmet interesante të kësaj jave ka të bëjë me fotot e reja të Bleona Qerretit. Bleonës nuk i mungojnë në arkivën e saj fotot sensuale, madje edhe nga ato pa rroba fare. Ditët e nxehta të verës duket se kanë detyruar Bleona Qerretin të zhvishet para aparatit fotografik.

Ndërkohë që e kemi parë herë pas here të parakalojë në tapetët e kuq të eventeve të ndryshme artistike botërore që zhvillohen në SHBA, ku edhe ajo jeton, të gjithë kanë pyetur veten: Po nga bëhet Bleona, me çfarë merret ajo për momentin?!

Flitet se Bleona po realizon një këngë me kompozitorin e njohur në SHBA Timberland dhe kjo këngë do të mbajë titullin “Naked”, që në shqip do të thotë “Zhveshur”. Si thoni, a do të jetë edhe Bleona “zhveshur” sikurse teksti i këngës?

Vajzat shqiptare jashtë vendit duket se vetëm rrezatojnë bukuri. Eliada Ahmeti quhet vajza e cila ka rrëmbyer zemrën e shumë meshkujve si një nga femrat më të bukura të ekranit në Greqi edhe pse me origjinë është shqiptare. Është një modele me shumë sharm, një vajzë simpatike që jeton me familjen e saj në Greqi.

Bukuroshja shqiptare ka 7 vite që merret me modeling, ndërsa para dy viteve ka fituar edhe çmimin “Miss Playmate Greece”. Pas këtij suksesi, Eliada ka vazhduar me suksese si modele edhe në Turqi, Francë dhe vende të tjera europiane.

Ndërkohë, stina e verës po vjen me dasma tek VIP-at Shqiptarë. Anëtari i rep grupit “Ento Engjujt”, Milot Hasanxhekaj, ka vendosuar t’i japë fund beqarisë dhe të martohet këtë fundjavë me të fejuarën e tij Marigona.

Çifti do të lidhë kurorë me datën 3 korrik, ndërsa për të ftuarit mësohet se do të performojë këngëtarja Aurela Gaçe. Dasma pritet të jetë vërtetë madhështore pasi sipas gazetave në mesin e të ftuarve do ketë shumë personazhe VIP.

Këngëtarja bukuroshe Dafina Zeqiri ka vendosur të zbukurojë edhe më trupin e saj. Nuk bëhet fjalë për ndonjë operacion plastik. Dafina ka publikuar një foto ku në të cilën ajo shfaqet duke bërë një tatuazh.

Se çfarë arti do të na paraqesë tatuazhi i saj, mbetët vetëm të presim performancën e saj më të afërt skenike.

Kur flitet për futbollistët e kombëtares, mendja menjëherë të shkon te Lorik Cana. Herë për transferimet e tij në ekipe të njohura në Europë e herë për lidhjet intime me personazhe të njohur. Kohët e fundit është duke u folur shumë për ndarjen e Lorikut nga Adelina Tahiri.

Nuk dihet ende arsyeja e kësaj ndarjeje, por disa media kosovare bëjnë me dije se arsyeja e ndarjes është se futbollisti kërkon që e fejuara e tij të jetë e virgjër.

Por, duket se Cana nuk është një “engjëll”. Të paktën jo sipas mediave franceze, të cilat shkruajnë se Cana në kohën kur luante në Francë, ka qenë në një marrëdhënie me një aktore të filmave pornografikë, që quhet Clara Morgane.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA