Parlamenti votoi sot futjen me procedure të pershpejtuar të ligjin për regjistrimin e popullisë mbi bazen e etnisë dhe fesë.(UPDATE)
Propozimi është bërë nga ministri për inovacionin dhe teknologjinë e inovacionit dhe të komunikimit Genc Pollo, i njëjti nga erdhi propozimi për të ndryshuar me vendim qeverie emërtimin e dokumenteve vetjake të indentitetit: nga karta identiteti në letërnjoftime elektronike. Kësaj here qeveria propozon fjalën jo shqip census, që sic thuhet në relacion, do t’i japë procesit të regjistrimit një identitet të unifikuar.
Por ndryshimi i terminologjisë, nuk është i vetmi. Me ndryshimet e reja kjo pjesë e ligjit hiqet dhe asnjë e dhënë e përftur nga regjistrimi i ardhshëm i popullsisë nuk do të pasqyrohet në regjistrat e gjendjes civile dhe as do të përdoret për listat e zgjedhjeve. Të dhënat do të përdoren në përputhje me ligjin për statistikat vetëm nga Instituti i Statistikave. Ky institut ngarkohet për t’i ruajtur të dhënat e cdo individi në përputhje me parashikimet e ligjit të ri për mbrojtjen e të dhënave personale.
Pra ndryshimet e propozuara nga qeveria nuk kënaqin aspak kërkesat e aleancës kuqezi, e cila u bë nismëtare e një peticioni për të ndaluar regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare. Aktivistë të kësaj aleance protestuan përpara selisë së parlamentit.Aleanca argumentoi rrezikun që sipas saj i vjen vendit nga një lloj i tillë regjistrimi.
Por qeveria duket vendosur ta bëjë këtë regjistrimi më 1 tetor të këtij viti, për të cilin thotë se është detyrim europian. E vetmja garanci që pritet të sjellin ndryshimet e ligjit, është një gjobë 100 mijë lekëshe për këdo që jep informacione të rreme dhe të pasakta. Ndërkohë që aleanca kuq e zi njoftoi fillimin e një faze të dytë në kërkesat e saj, kësaj here për ndryshimin e kushtetutës, për të lehtësuar marrjen e pasaportës shqiptare nga cdo shtetas me kombësi shqiptare. Kjo nismë synon kryesisht shqiptarët e Kosovës, të cilët aktualisht mund ta marrin një pasaportë shqiptare pas 3 ose 5 vjetësh qëndrimi në Shqipëri.
Top Channel