Regjistrimi i popullsisë, kuvendi diskuton pr/vendimin

28/06/2011 11:45

Kuvendi i Shqipërisë diskuton sot me procedure te pershpejtuar
pr/vendimin per ligjin per regjistrimin e popullsise, qe pritet te realizohet pas
disa muajsh.

Sipas projektligjit parashikohet qe rregjistrimi te behet mbi baza fetare dhe etnike. Per shkak te ndjeshmerise se kesaj ceshtje drafti pritet te shoqerohet me debate e diskutime nga deputetet e pranishem ne salle.

Në këtë nismë mësohet se do të ndryshohet neni 6 i këtij ligji, në të cilën parashikohet që “çasti i regjistrimit është mesnata e 31 marsit 2001. Mbledhja e të dhënave do të kryhet brenda muajit prill 2001”. Meqenëse afati i këtij ligji skadoi, qeveria propozon mendimin e këtij neni, duke bërë procesi i regjistrimit të popullsisë të nisë në muajin tetor. Qeveria e shtyu nismën duke argumentuar me faktin se zgjedhjet lokale ishin arsyet kryesore, pasi në këtë proces do të angazhohen organet e pushtetit vendor. Por ndërsa një ndër arsyet e kësaj shtyrjeje ishte reagimi i ashpër që pasoi nga shoqatat, intelektualët dhe partitë politike ndaj një nisme për regjistrimin mbi baza etnike dhe fetare. Kjo, pasi një gjë e tillë do të rriste në mënyrë artificiale numrin e minoritetit në Shqipëri. Ministri përgjegjës për procesin e regjistrimit të popullsisë, Genc Pollo, ka bërë të ditur se qeveria nuk do të tërhiqet nga regjistrimi i popullsisë mbi baza etnike dhe fetare, pavarësisht reagimeve të ashpra që u shoqëruan nga Aleanca Kuq e Zi, PDIU dhe një pjesë e rëndësishme e shoqërisë civile, të cilësuar si ajka e intelektualëve shqiptarë.

Top Channel