Hetimet për Albanian Airlines

27/06/2011 15:15

Njesia task force ne prokurorine e Tiranes nis hetimet per pastrim
parash ndaj bosit te kompanise ajrore shqiptare Albania Airlines, Ali
Evsen i cili u arrestua ne Spanje per te njejten akuze si dhe dhenie
rryshfeti dhe korrupsion.

Sipas burimeve nga kjo njesi jane ngrire rreth nje milione euro llogari bankare te Evsen ne bankat ne Shqiperi.

Nderkohe qe hetuesit u shprehen ne telefon per Top Channel se kjo ngrirje e transaksioneve eshte bere me qellim mos tjetersimin e tyre. por hetuesit thane se nuk kane bere asnje veprim hetimor ne adrese te kompanise ajrore Albanian Airline, ku Evsen eshte aksioner. Kjo, sepse aktualisht prokuroria shqiptare ne bashkepunim me prokurorine turke dhe prokurorine spanjolle jane ne fazen e hetimeve per te zbardhur skemen e pastrimit te parave.

Nderkohe prokuroret e ceshtjes pohuan per Top Channel se priten informacione te tjera nga autoritetet spanjolle sikurse informacionet e mberritura prej andej menjehere pas arrestimit te 49 vjecarit. Ali Evsen u arrestua ne madrit se bashku me nje shtetas egjiptian, djali i nje prej njerezve te te afert te ish presidentit Hosni Mubarak.

Top Channel