Kur filmi bëhet realitet

26/06/2011 21:00

Atë që bënë në film, protagonistët e “Dream House”, Daniel Craig dhe Rachel Weiz, e realizuan edhe në jetë, duke vënë kurorën e martesës.

Zëdhënësi i aktorit, tha se cifti shkëmbeu premtimet e martesës, por nuk dha detaje të tjera për ceremoninë. Craig ishte aktori i fundit i personazhit “007” që mori famë botërore. Waisz njihet sepse ka fituar cmimin Oscar si aktorja më e mirë në filmin “The Constant Gardener”, por është shumë e njohur për publikun për filmin Mumja dhe Mumja-Rikthimi.

43 vjecari Craig ka patur një marrëdhënie të gjatë me Satsuki Mitchell dhe ka një vajzë nga lidhja e mëparshme me Fiona Loudon, ndërsa 41 vjecarja prej 2001 ishte e lidhur me regjisorin e filmit Mjelma e Zezë, Darren Aronofski me të cilin ka një djalë.

Top Channel