Kina: Mosmarrëveshjet me Vietnamin do zgjidhen

26/06/2011 21:40

Kina dhe Vietnami ranë dakort për ta zgjidhur në mënyrë paqësore mosmarrëveshjet e tyre lidhur me ujërat në Detin e Kinës.

Kjo njoftohet nga agjencia e lajmeve Kina e Re e cila citon figura të larta të politikës së jashtme në Pekin. Sipas saj, ka patur kontakte mes autoriteteve të të dyja vendeve, dhe Kina mendon se ekzistojnë të gjitha mundësitë për ta zgjidhur këtë mosmarrëveshje.

Njoftimi pritet të zbusë disi tensionin e lartë mes dy vendeve të cilat përplasen për ujërat e Detit të Kinës në një zonë që sipas specialistëve është mjaft e pasur me naftë dhe gas natyror.

Top Channel