“Arratia e pandreqshme e kohës”

26/06/2011 19:50

“Arratia e pandreqshme e kohës”, është tematika prej së cilës është frymëzuar artisti Mikail Papuçiu për të realizuar ekspozitën me piktura “Fugit irreparabile tempus”, e çelur pranë Muzeut Historik Kombëtar.

“E kam ndarë në dy pjesë: kam filluar me periudhën dhe kohën e ndarjes së gjërave në materiale fizike dhe pjesa e dytë është ana shpirtërore e gjërave. Dmth koha që kalon si trenat e ndryshkur dhe jeta që ne jetojmë në momentin e sotëm që është humania, njerëzorja. Koha është moment reflektimi, çfarë ngelet është asgjë, hiç”, thotë artisti, Mikail Papuçiu.

37 piktura në vaj, stili, hiper realist, pa anashkaluar as detajet më të imta, si personi që qendron përpra ketyre syve, i pasqyruar në bebet e syrit…

Ekspozita e Mikail Papuciut do të qendrojë e hapur në Galerinë e Muzeut Historik Kombëtar deri më datë 30 qershor.

Top Channel