Lively: Do të martohem me Leo

25/06/2011 19:30

Blake Lively e ka ditur gjithnjë që do të fejohej me yllin e “Titanic” dhe altari mund të mos jetë shumë larg.

Aktorja e bukur që u bë e njohur me serinë televizive “Gossip Girl”, që e vogël kishte një poster të Leonardo Di Caprio në dhomën e saj dhe në një intervistë të 2008-n shprehej: “Në moshën nëntë vjeçare pata një parashikim që do martohesha me të”.

Edhe pse miqtë e aktorit thonë se do të jetë e vështirë, ajo vazhdon të ndjekë instiktin e saj dhe faktikisht ëndrra është realizuar.

Lively dhe Di Caprio janë bashkë për më shumë se një muaj. Ata janë parë teksa bënin gjeste intime në jahtin e Steven Spielberg në brigjet e Kanës dhe më pas me pushime në Portofino, Verona dhe Venezia.

“Është me të vërtetë i dashuruar me Blake – ka bërë të ditur një mik i tij – nuk është ndjerë asnjëherë më parë. Është shumë i lumtur”.

36 vjeçari protagonist i “The Departed” prej pak kohësh ka lënë modelen izraelite Bar Refaeli për Lively, 13 vjet më e re se ai.

Top Channel