Kate për herë të parë në rolin ushtarak

25/06/2011 18:50

Dukesha e Kembrixh, Kate për herë të parë ka qenë sot në rolin e saj ushtarak, teksa dorëzonte pesë medalje për anëtarët e Rojeve Irlandeze të sapo kthyer nga Afganistani.

Ajo ka qenë në krahë të të shoqit, princit William, i cili që prej muajit shkurt është kolonel i “Irish Guards”.

Lajmin e ka bërë të ditur “Mail online”, sipas së cilës Kate mbante veshur një fustan blu në stilin e marinës ushtarake me pulle të arta dhe një kapele të së njëjtës ngjyrë.

E shfaqur shumë e qeshur, ajo ka qendruar mes ushtarakëve duke i pyetur për eksperiencën e tyre.

Top Channel