Linkin Park, protagonist në “Transformers”

21/06/2011 12:30

Grupi Linkin Park është protagonist me këngën “Iridescent”, që ka
filluar të transmetohet nëpër radio, të episodit të tretë të filmit
“Transformers: Dark of the moon”.

Filmi me regji të Michael Bay, pas suksesit të arritur me dy episodet e para, do të dalë në fund të muajit në ekranet e kinemasë në të gjithë botën.

Grupi amerikan, më 26 qershor do të jetë i pranishëm në festivalin Sonisphere që do të mbahet në Imola të Italisë.

Koncerti në fjalë do të jetë një takim madhështor për muzikën rock, me praninë e grupeve historike si Iron Maiden dhe Motorhead.

Top Channel