Britani, ditëlindje në punë për William

21/06/2011 16:10

Duka i Kembrixh, William së afërmi mbush 29 vjeç, por nuk do ketë asnjë festë për ditëlindjen e tij sepse i duhet të jetë në punë.

Protagonisti i dasmës së vitit, rrezikon të kalojë gjithë ditën në bazën e RAF të Anglesey, ku ka dhe turnin si co-pilot i helikopterëve të shpëtimit.

Nëse do ketë aksidente të rënda, William nuk do mund të shikojë as edhe një sekondë bashkëshorten e tij Kate dhe çifti duhet të gjejë një moment të dytë për të festuar.

Top Channel