Ndërron jetë saksofonisti i Springsteen

19/06/2011 12:30

Clarence Clemons, 69 vjec, saksofonist i Bruce Springsteen, ka ndërruar jetë ditën e djeshme.

Ai vdiq një javë pasi u godit nga një iktus, teksa po qëndronte në banesën e tij në Florida, ka bërë të ditur “New York Times”.

Sipas “NYT”, vdekja e Clemons është konfirmuar nga zëdhënësi i mjeshtrit të saksofonit.

Clemons filloi t’i binte mjetit muzikor me Springsteen në vitin 1971 dhe ka qenë protagonist i këngëve të famshme si “Born to Run”, “Thunder Road” dhe “Badlands”.

Top Channel