Spielberg mendon për “Jurassic Parc 4”

17/06/2011 12:45

Steven Spielberg po mendon sërish për dinosaurët. Sipas “The Hollywood
Reporter”, regjisori është takuar me skenaristin Mark Protosevich për të
diskutuar për një episod të ri për “Jurassic Parc”.

Ndërkohë, në sezonin e ardhshëm, në televizione do të shfaqet seriali kolosal “Toka e Re”, e prodhuar pikërisht nga Spielberg për kanalin “Fox”.

Telefilmi bën fjalë për kthimin mbrapa në kohën e dinosaurve të një familjeje të së ardhmes, për të shpëtuar tokën e ndotur dhe e mbipopulluar.

Top Channel