Gheddafi: NATO do të mundet

17/06/2011 21:35

“Kjo është hera e parë që aleatët e NATO-s po përballen me një komb të madh me miliona persona të armatosur. Do të munden, Aleanca do të mundet”. Kështu është shprehur Gheddafi në një mesazh audio në televizionin shtetëror.

“Jemi të vendosur të mos ndryshojmë asgjë në vendin tonë, përveçse me vullnetin tonë dhe larg avionëve të Aleancës”, ka theksuar Gheddafi, i cili më pas ka lëshuar një apel të ri për popullin libian: “Përgatituni, burra dhe gra, të lironi të gjithë Libinë!”.

Top Channel