Diabeti, dyfishohen rastet në botë

17/06/2011 09:35

Numri i personave të sëmurë me diabetë është më shumë se dyfishuar në nivelin global nga 1980-a deri sot, duke kaluar nga 153 në 347 milionë individë të sëmurë, kryesisht në Amerikë, por edhe në Evropë.

Përfundimin e ka nxjerrë një studim në revistën Lancet.

Sipas kërkuesve, 70% e rasteve lidhet me plakjen e përgjithshme të popullsisë dhe për 30% me stilin e parregullt të jetës.

Diabeti shkakton rreth 3 milionë të vdekur çdo vit.

Top Channel