Aksident rrugor, plagosen tre persona

17/06/2011 13:35

Një aksident i rëndë ka ndodhur përgjatë aksit nacional Korcë –
Pogradec, si pasojë e të cilit kanë mbetur të plagosur rëndë 3 persona.

Cifti i bashkëshortëve Sheme dhe Fatbardha Ferro së bashku me nipin e tyre 10 vjecar Aleksandër Quku kanë qenë duke dalë nga një pikë karburanti në afërsi të kryqëzimit të Maliqit kur janë përplasur me një kamion, i cili udhëtonte në drejtim të Korcës.

Sipas burimeve policore në komisariat është shoqëruar drejtuesi i kamionit Vasil Belishta ndërsa 3 të plagosurit ndodhen në spitalin e Korcës në gjendje kritike për jetën

Top Channel